Milan, Inter apo Juventus? – Zbulohet skuadra e re e Bremer…

Oferta ka arritur, Gleison Bremer pranë transferimit te gjiganti italian!

Qendërmbrojtësi i Torinos, Gleison Bremer ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve italian falë paraqitjeve të mira.

24-vjeçarit i skadon kontrata me Torinon në vitin 2023 dhe ka refuzuar rinovimin me Demat e Kuq.

Në garë për Bremer janë Milan, Inter dhe Juventus, ndërsa sipas raportimeve të fundit braziliani është pranë transferimit në San Siro.

Milan synon transferimin e Bremer gjatë këtij afati kalimtar dhe Rosonerët kanë gati ofertën për Torinon.

Rosonerët do t’ia ofrojnë Torinos kartonin e Gabbias dhe 15-20 milionë euro ndërsa Demat janë të gatshëm  ta pranojnë ofertën e Milanit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here