Bombë e janarit: Kessie në Torino, ylli i Juventusit te Milani

Gati shkëmbimi i janarit, Franck Kessie bëhet Biankoner, ndërsa ylli i Juventusit, Rosoner!

Milan dhe Juventus do të përballen sonte në xhiron e 23-të të Serie A, pas barazimit 1-1 në përballjen e tyre të parë këtë sezon.

Përveç duelit në fushë, Milan dhe Juventus mund të diskutojnë për një bashkëpunim gjatë këtij afati kalimtar.

Njëri nga lojtarët që do të largohet nga Milani në fund të sezonit, Franck Kessie mund ta vazhdojë karrierën te Juventusi falë një super shkëmbimi gjatë këtij afati kalimtar.

Mediat italiane, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Milan i ka propozuar Juventusit një shkëmbim mes Kessie dhe Kulusevskit.

Rosonerët janë të gatshëm tia ofrojnë Juventusit kartonin e Kessie dhe 10 milionë euro për Kulusevskin.

Te Juventus janë të vetëdijshëm se transferimi i Kessies në verë është mision i pamundur për shkak të konkurencës së madhe dhe kjo është një mundësi e artë për të siguruar shërbimet e tij gjatë këtij afati kalimtar.

Bisedimet pritet të zhvillohen brenda kësaj jave dhe mund të kemi një super shkëmbim në fundin e kësaj merkatoje.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here