Shkëmbim spektakolar: Dembele në Serie A, por jo te Juventusi!

Ousmane Dembele në Serie A, por jo te Juventusi.

Ousmane Dembele është njëri nga lojtarët më të përfolur kohët e fundit.

Francezi do të largohet nga Camp Nou gjatë këtij afati kalimtar, pasiqë drejtuesit e Barcelonës kanë vendosur që të mos ia rinovojnë kontratën, pas kërkesave marramendëse.

Mediat spanjolle, kanë lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Dembele mund ta vazhdoj karrierën në Itali falë një super shkëmbimi.

Sipas mediave spanjolle, Blaugranët janë të gatshëm tia ofrojnë Interit kartonin e Dembeles në këmbim të De Vrij.

Neroaxurët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e sulmit, por nuk dëshirojnë të heqin dorë nga De Vrij në mes të sezonit.

Megjithatë Neroaxurët nuk ia kanë mbyllur derën këtij operacioni dhe bisedimet me Barcelonën pritet të fillojnë së shpejti.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here