Bomba e transfereve: Dusan Vlahovic ka arritur marrëveshjen me klubin e ri!

Mediat në Itali kanë bërë të ditur gjatë ditës së sotme që Dusan Vlahovic tashmë ka arritur një marrëveshje me skuadrën e Juventusit dhe prej sezonit të ardhshëm do të veshë fanelën e klubit më të trofeshëm në Apenine.

Për faktin që Vlahovic më herët kishte vendosur që të mos rinovonte me Fiorentinën, kjo e fundit mori vendimin për ta nxjerrë sulmuesin e saj në shitje që të përfitojë nga largimi i tij.

Për kundër faktit që për shërbimet e tij interesim kishte shfaqur Arsenal dhe Manchester City, në fund sulmuesi serb zgjodhi Zonjën e Vjetër për një transferim me vlerë 60 milionë euro.

Kujtojmë që gjatë këtij sezoni Vlahovic me fanelën e La Violas ka shënuar 20 gola në 24 takime.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here