Po krijon skuadër të frikshme: Gerrard transferon yllin e Juventusit!

Steven Gerrard ka sjellë një atmosferë ndryshe tek qysh nga ardhja tek Aston Villa.

Aston Villa tashmë ka shfaqur interesim për transferimin e futbollistit të Juventusit, Rodrigo Bentancur dhe tashmë ka filluar bisedimet me gjigantin italian, bën të ditur BBC.

Skuadra nga Birmingham është tejet aktive në merkaton dimërore.

Pas transferimit të Philippe Coutinhos dhe Lucas Digne tashmë legjenda e Liverpool po kërkon edhe blerjen e uruguajanit të Zonjës së Vjetër.

Bentancur 24 vjeçar, bart fanelën e Biankonerëve qysh prej vitit 2017 kur u transferua nga Boca Juniors për 15 milionë euro dhe ka një kontratë që skadon në vitin 2024.

Mesfushori këtë sezon është njëri ndër futbollistët kryesorë të Allegrit ku deri më tani ka zhvilluar 26 ndeshje në të gjitha kompeticionet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here