Andrea Petagna e ka shfrytëzuar në maksimum mungesën e Victor Osimhen i cili është i dëmtuar.
Ish ylli i Atalantas ka shënuar gola shumë të rëndësishëm për Napolin por tashmë me rikthimin e sulmuesit nigerian edhe ai mund të largohet nga stadiumi Diego Armando Maradona.
Mirëpo largimi i tij pritet që të jetë shumë i frytshëm për napolitanët pasi bëhet fjalë për Interin e cila është gati të ofrojë shërbimet e një futbollisti të saj.
Bëhet fjalë për mesfushorin uruguajan, Matias Vecino i cili pritet ti bashkohet Napolit.
Kartoni i tij është vendimtar në këto negociata pasi shërbimet e Petagnas është duke i kërkuar me ngulm edhe Lazio me në krye Maurizio Sarri.