Sulmi: Inzaghi ka gati dy emra nga Serie A!

Neroazzurët po kërkojnë për përforcime në sulm për tu vënë menjëherë nën urdhërat e Simone Inzaghit dhe tashmë dy opsione janë gati.

Kampionët e Italisë kanë Edin Dzekon mirëpo i frikësohen një sezoni të gjatë dhe një dëmtim tjetër mund të dëmtojë shumë skuadrën.

Për këtë arsye Beppe Marotta ka gati një tjetër emër për sulmin.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur që kampionët e Serie A po bëhen gati për transferimin e Salcedos në Giuseppe Meazza, por edhe ideja për Caicedon e Lazios nuk mund të hidhet poshtë.

Të dy këta futbollistë nuk kanë tashmë rol deçiziv në skuadrat e tyre dhe transferimi i tyre nuk do të jetë i vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here