Allan rikthehet në Serie A, ylli i Juventusit tek Everton!

Allan duket se nuk mund të qëndrojë më shumë larg Serie A-së dhe tani pas Napolit është gati për një aventurë më të madhe.

Bëhet fjalë për Juventusin e cila po kërkon një shkëmbim në mes të Rodrigo Bentancur dhe brazilianit.

Për Bentancur interesim përveç Evertonit nga Premier League ka shfaqur edhe Aston Villa mirëpo 30 milionë euro duken të vështira për tu ofruar nga skuadra e Gerrard.

Bentancur nuk është konsideruar nga Juve si i pashitshëm dhe kështu për ofertën e duhur ai mund të largohet këtë verë nga Zonja e Vjetër, ku një shkëmbim mes tij dhe Allan duket shumë i mundshëm të ndodhë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here