Goditje surprizë: Angelino transferohet në Serie A

Angelino te gjiganti italian!

Mbrojtësi i RB Leipzig, Angelino ka përfunduar në shënjestrën e gjigantëve europian falë paraqitjeve të mira.

Spanjolli ka luajtur 25 ndeshje këtë sezon dhe ka bërë 7 asistime, ndërsa kontrata me Leipzig i skadon në vitin 2025.

Portali spanjoll i njohur për transferime Fichajes.net, shkruan se Angelino është objektivi kryesor i Interit për merkaton e verës.

Neroaxurët janë në kërkim të një përforcimi për krahun e majtë dhe e kanë piketuar Angelinon si futbollistin e duhur.

Vlera e Angelinos në treg është 30 milionë euro, shifër të cilën Neroaxurët janë të gatshëm ta paguajnë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here