Milan ka arritur me sukses një transferim ‘Low Cost’ sa i përket repartit të mbrojtjes.
Java e fundit e merkatos së janarit pritet që ti sjellë Rossonerëve një përforcim të rëndësishëm në repartin më problematik të tyre.
Bëhet fjalë për një futbollist të Bundesliga 2.
Fjala është për Malick Thiaw të Schalke 04, skuadër që vitin e kaluar ra në kategorinë e dytë të bundesligës gjermane.
Qendërmbrojtësi 20 vjeçar ka mahnitur të gjithë deri më tani me paraqitjet e tij duke tërhequr vëmendjen edhe të Paolo Maldinit.
Gazetari Dirk Schlarmann ka bërë të ditur që zhvillime interesante po ndodhin mes Thiaw dhe Milanit ndërkohë që një marrëveshje mund të bëhet e ditur ditëve të fundit të këtij muaji.