E bujshme: Kulusevski huazohet te rivalët e Juventusit

Dejan Kulusevski largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A.

Sulmuesi i Juventusit, Dejan Kulusevski pritet të largohet nga Juventusi pas transferimit të Dusan Vlahovic.

Edhe pse erdhi si përforcim i madh, Kulusevski nuk ka përmbushur pritshmëritë dhe drejtuesit e Juventusit janë të gatshëm ta shesin atë.

Interesim për Kulusevskin kanë shfaqur klubet e Premier League, por nuk është arritur marrëveshje për blerjen e tij, prandaj tani Biankonerët do ta huazojnë suedezin.

Gazetari i njohur italian Rudy Galetti, shkruan se Kulusevski i është ofruar Milanit në formë huazimi.

Rosonerët janë të hapur për huazimin e Kulusevskit, pasiqë Castillejo është me një këmbë jashtë San Siros.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here