Pas Vlahovic, Juventus ka gati transferimin e rradhës brenda Serie A-së!

Juventus ditëve të fundit të merkatos ka filluar një sulm në merkaton e transferimeve.

Nëse gjithçka shkon sipas planit Massimiliano Allegri ka gati një plan shkëmbimi për të sjellë një tjetër emër të rëndësishëm në Continassa.

Bëhet fjalë për Nahitan Nandez të Cagliarit i cili vitin e kaluar ishte shumë pranë transferimit tek skuadra e Interit por që në fund nuk u arrit marrëveshja.

Allegri është i gatshëm që të sakrifikojë talentin e skuadrës, Kaio Jorge.

Falë dëmtimit të disa futbollistëve Allegri i dha mundësinë brazilianit që të ketë disa minuta në këmbët e tij por akoma nuk kanë krijuar besimin për ta mbajtur atë më gjatë në skuadër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here