Juventus nuk po ndalet: Pas Vlahovic në Torino vjen edhe një tjetër ‘makinë golash’!

Juventus ditëve të fundit përfundoi me sukses transferimin e Dusan Vlahovic por nuk e ka në plan që të ndalet me kaq.

Siç bën të ditur Athletic, Juventus tashmë ka bërë një ofertë në drejtim të Arsenalit për shërbimet e Pierre-Emerick Aubameyang.

Gabonezi është në një moment të ndërlikuar në karierën e tij pasi Mikel Arteta nuk po llogarit më në shërbimet e tij.

Fatmirësisht tani ai ka një ofertë serioze nga Juventus por për të arritur një marrëveshje mes palëve ai duhet që të heqë dorë nga paga e tij marramendëse prej 14 milionë eurosh në sezon.

Alvaro Morata pritet që të kalojë tek Barcelona dhe pastaj Biankonerët pritet të hidhen plotësisht në sulm për yllin e Topçinjëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here