Dejan Kulusevski mund të largohet nga Zonja e Vjetër në ditët e fundit të kësaj merkatoje për një shkëmbim të mundshëm në Premier League.
Siç është bërë e ditur, Juventus është në kërkim të emrave të rinj në mesfushë për të përforcuar skuadrën, ku njëri ndër emrat më të përmendur kohëve të fundit është Allan i Everton.
Ish futbollisti i Napolit tashmë ka mundësinë për tu rikthyer në Apenine me anë të një shkëmbimi me suedezin e Zonjës së Vjetër.
Vlera e brazilianit vlerësohet diku rreth 25 milionë euro ndërkohë që Kulusevski kap shifrën e 35 milionë eurove.
Ditë vendimtare këto për të ardhmen e yllit biankoner i cili do të shndërrohej në një surprizë të vërtetë nëse do largohej gjatë këtyre ditëve.