Blerja që do lumturojë fansat Biankonerë, Agnelli paralajmëron transferimin e vitit!

Juventus po planifikon një goditje të madhe për 100 vjetorin e skuadrës nën pronësinë e familjes Agnelli.

Kjo skuadër e cila është pikë referimi për të gjithë në Itali, padyshim që ishte protagonistja kryesore e merkatos dimërore.

Vlahovic dhe Zakaria tashmë i janë bashkuar Zonjës së Vjetër mirëpo goditja më e madhe e viteve të fundit në merkaton e Biankonerëve pritet të ndodhë gjatë kësaj vere.

Siç bën të ditur Elnacional.cat, bëhet fjalë për yllin e Liverpoolit, Mohamed Salah.

Egjiptiani akoma nuk ka rinovuar me The Reds dhe kontrata e tij aktuale skadon në vitin 2023, gjë që nuk i jep shumë rehati gjigantit anglez.

Juventus dalëngadalë në këtë garë po shndërrohet në protagonisten kryesore dhe gjatë kësaj vere po planifikon një ofertë prej 55 milionë eurosh për ta bërë për vete egjiptianin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here