E fundit: Në vend të Insignes Napoli transferon futbollistin shqiptar!

Lorenzo Insigne la shiritin e kapitenit tek Napoli për tu transferuar në Amerikën Veriore tek skuadra kanadeze e Torontos.

Deri më tani napolitanët kanë qenë në kërkim të një emri për të zëvëndësuar kapitenin dhe tashmë si emër favorit është një futbollist shqiptar.

Bëhet fjalë për Adnan Januzaj i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Real Sociedad, skuadër nga e cila pritet të largohet  së shpejti.

Napoli po synon që të nënshkruajë një parakontratë me të në muajin shkurt për ta siguruar pastaj transferimin falas gjatë afatit kalimtar veror.

Corriere dello Sport ka bërë të ditur që bisedimet në mes të skuadrës italiane dhe agjentit të futbollistit tashmë kanë filluar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here