Merkatoja e Juventusit duket se akoma nuk ka përfunduar pasi një marrëveshje surprizë është duke u bërë gati nga Andrea Agnelli.
Kanë mbetur edhe disa orë para se merkatoja dimërore të mbyllet.
Sport BILD ka bërë të ditur që Biankonerët kanë shfaqur interesim për Lucas Tousart, mesfushorin francez i cili aktualisht është pjesë e skuadrës së Hertha Berlin.
24 vjeçari i cili tek Hertha u transferua prej skuadrës së Lyon për një shifër prej 25 milionë eurosh tashmë ka përfunduar në radarët e Cherubinit.
Deri më tani akoma asnjë ofertë zyrtare nuk ka shkuar tek zyrat e skuadrës gjermane por një gjë e tillë po pritet të ndodhë orëve në vazhdim.