Skuadra e Stefano Piolit ka gjetur emrin e duhur sa i përket të ardhmes së sulmit mirëpo një lajm i fundit nga Spanja i ka prerë buzëqeshjen Rossonerëve.
Kuqezinjtë janë të interesuar për transferimin e sulmuesit suedez të Real Sociedad, Alexander Isak.
Alexander Isak është padyshim njëri prej emrave me më shumë perspektivë në tregun europian dhe orëve të fundit ka zëra që e vlerësojnë kartonin e tij diku rreth 40 milionë euro por kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë.
Mundo Deportivo ka bërë të ditur që Isak po kërkohet gjithashtu edhe nga Arsenal dhe për të arritur deri tek shërbimet e tij Milani duhet të paguajë plot 90 milionë euro, sa e ka klauzolën e largimit aktualisht.
Mirëpo një shumë e tillë është e pamundur të ofrohet nga Stefano Pioli, i cili nuk ka hequr dorë nga dëshira për ta bërë për vete suedezin i cili duket pasuesi ideal i Zlatan Ibrahimovic.