Dybala lë Juventusin: Tranferim 20 milionë euro, destinacioni shokues!

E ardhmja e Paulo Dybalas duket çdo ditë e më larg Interit por gjithashtu edhe Juventusit.

Me Juventusin që ka arritur dy transferime të mëdha dhe ka gati të tretin, rradha është që të diskutohet ndonjë largim i mundshëm nga skuadra.

Javëve të fundit për argjentinasin interesim të madh ka shprehur Manchester City i Pep Guardiolës i cili po e kërkon transferimin e tij në Premier League.

El Nacional bën të ditur që Citizens janë të gatshëm ti ofrojnë atij një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon plus 20 milionë euro të tjera në formë bonusesh.

Pep Guardiola po kërkon që ta bëj atë zëvëndësuesin e Raheem Sterling i cili ka filluar mos të bindë teknikun spanjoll me paraqitjet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here