Juventus ‘pa frena’: Gati goditja e madhe tek Milan!

Juventus padyshim që edhe gjatë këtij afati kalimtar ka përforcuar ndjeshëm skuadrën e saj për tu kualifikuar në Champions League për sezonin e ardhshëm.

Tashmë Zonja e Vjetër ka kthyer sytë kah Milani ku ka shënjestruar një emër të rëndësishëm të Rossonerëve dhe ky transferim mund të ndodhë me parametra 0.

Siç bën të ditur Corriere dello Sport, Zonja e Vjetër do të bëj një tentativë për transferimin e Franck Kessie.

Kishte fjalë që një transferim i tij do të tentohej edhe gjatë janarit mirëpo një gjë e tillë rezultoi të mos jetë e vërtetë.

Por një gjë e tillë nuk nënkupton që Zonja e Vjetër ka hequr dorë nga ai, pasi gjatë muajve të ardhshme do të fillojnë bisedimet për ta bindur atë që të transferohet në Torino gjatë merkatos verore.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here