Maldini punon ‘me orar të plotë’: Gati dy përforcime të reja për Rossonerët!

Përderisa tashmë afati kalimtar i janarit ka marrë fund, drejtori i Milanit Paolo Maldini ka filluar punën për të siguruar goditjet në merkaton e verës.

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Rossonerët janë shumë afër për të siguruar dy emra të rinj.

Bëhet fjalë për dy emra të skuadrës franceze të Lille, gjegjësisht Sven Botman dhe Renato Sanchez.

Mbrojtësi holandez është vetëm 22 vjeçar dhe të gjithë po parashikojnë një të ardhme të madhe për të.

Nga ana tjetër Renato Sanchez ka disa muaj që është duke ‘flirtuar’ me drejtuesit e skuadrës dhe tashmë duket gati për një aventurë në Serie A.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here