Treg i pamëshirshëm: Koulibaly kalon tek rivalët e Napolit!

Luciano Spalletti nuk po arrin të gjejë rehatinë e duhur tek Napoli pasi përveç garës për Scudetton ai po përballet me një largim të mundshëm të Kalidou Koulibaly.

Kurora e mbretit sa i përket merkatos së janarit padyshim që i takoi vetëm një skuadre, Juventusit.

Duket se apetitet e kampionit të shumëfishtë të Italisë akoma nuk janë ngopur dhe tashmë në radarët e tij ka përfunduar edhe qendërmbrojtësi senegalez.

Gjatë ditës së sotme ‘Il Mattino’ raportoi sesi Napoli ka hasur në vështirësi të mëdha për të rinovuar kontratat me Kalidou Koulibaly dhe Fabian Ruiz.

Mbrojtësi senegalez ka një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon dhe drejtuesit e skuadrës po kërkojnë që të reduktojnë koston e pagave, mirëpo një gjë të tillë nuk po e pranon futbollisti.

Pikërisht këtu Massimiliano Allegri po kërkon të përfitojë nga situata pasi Biankonerët janë të gatshëm për ti ofruar atij një pagë prej 6 milionë eurosh në sezon.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here