Zaniolo shokon Giallorossët, transferohet tek rivali i saj!

Mesfushori i Romës, Nicolo Zaniolo duket se është pranë për të marrë një vendim që padyshim se do ta shndërrojë atë në një tradhëtar në Olimpico.

Tashmë largimi i tij ka javë që po përmendet nëpër mediat italiane ku një interesim i Tottenham nëpërmjet Fabio Paraticit po trumbetohej shumë.

Por tani një tjetër skuadër po punon në transferimin e tij dhe ky transferim nuk i përshtatet aspak Giallorossëve.

Bëhet fjalë për Juventusin e Allegrit e cila tashmë po punon për ta bindur njërin prej yjeve të Jose Mourinhos që të mos largohet nga Serie A.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here