E bujshme: Zaniolo te rivalët e Romës, nuk është Juventus!

Nicolo Zaniolo te gjiganti italian, nuk bëhet fjalë për Juventusin!

Sulmuesi i Romës, Nicolo Zaniolos është njëri nga lojtarët më të përfolur ditët e fundit.

Edhe pse ka kontratë me Giallorosët deri në vitin 2024, Zaniolo është i lidhur me një largim nga Olimpico në fund të sezonit.

Juventus ka shfaqur interesim për transferimin e 22-vjeçarit edhe pse këtë sezon ka shënuar vetëm dy gola.

Por Sky Sport, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se në garë për Zaniolon është përfshirë edhe Milani.

Rosonerët janë në kërkim të përforcimeve në vijën e sulmit dhe nuk e kanë ndërmend të kursehen për Zaniolon.

Për t’ia rrëmbyer Juventusit,  Maldini do t’i ofrojë Zaniolos rëndësi të madhe në skuadër.

Milan apo Juventus, mbetet ta shohim se kë do të zgjedh Zaniolo në verë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here