Nuk mund ti shpëtojë kësaj skuadre: Ryan Gravenberch për 40 milionë euro në Serie A!

Taleni i madh i skuadrës së Ajax, Ryan Gravenberch pritet që të ardhmen ta ketë në Apenine.

Xhevahiri i Ajax po vëzhgohet me kujdes edhe nga presidenti Florentino Perez i Real Madrid pasi ka vetëm edhe një vit kontratë të mbetur me gjigantin holandez.

Por e ardhmja e tij duket se është e destinuar në Itali.

Siç bën të ditur Todofichajes, holandezi është objektivi kryesor i teknikut të Juventusit, Massimiliano Allegri.

Biankonerët nuk e kanë ndërmend që të kursehen për të arritur deri tek shërbimet e tij pasi kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.

Por gjatë verës pritet të ketë largime nga Continassa, lëvizje kjo që do ti japin mundësinë financiare kampionit të shumëfishtë italian për të bërë një ofertë të bindshme për të.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here