Bisedimet drejt përfundimit: Shkëmbim i bujshëm mes Atletico Madrid dhe Juventusit!

Plani i Juventusit është që gjatë kësaj vere të largojë të gjithë futbollistët në moshë që nuk bëjnë pjesë në planet e teknikut Massimiliano Allegri.

Njëri ndër ta është edhe Alex Sandro, mbrojtësi i majtë që për vite me rradhë ka qenë pjesë e Zonjës së Vjetër por tashmë duket se ka ardhur koha e largimit të tij.

Emri i tij është përfolur për një marrëveshje shkëmbimi që mund të arrihet në mes të Atletico Madrid dhe Juventusit ku në Continassa mund të transferohet Renan Lodi.

Mbrojtësi i Los Colchoneros po pëlqehet shumë nga drejtuesit e Zonjës së Vjetër dhe shkëmbimi kokë më kokë mes dy gjigantëve europianë, me Alex Sandron që pëlqehet edhe nga tekniku i madrilenëve, Diego Simeone.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here