Marrëveshje e befasishme: Kean dhe McKennie përfundojnë tek rivali i Juventusit!

Një Juventus i ri me emra të rinj por edhe me largime të shumta që pritet të ndodhin në fund të këtij sezoni.

Pas ardhjes së Dusan Vlahovic duket se revolucioni akoma nuk ka përfunduar për repartin e sulmit pasi po përgatitet edhe një transferim brenda Italisë.

Bëhet fjalë për Nicolo Zaniolon e Romës dhe kësaj rradhe Biankonerët nuk e kanë ndërmend që të shpenzojnë shifra të mëdha parash për të arritur deri tek ai.

Tuttosport bën të ditur që në bisedime do të përfshihet emri i Moise Kean por nga ana tjetër edhe opsioni i Weston McKennie.

Kushti i vetëm që Zaniolo kërkon është pjesëmarrja në Champions League dhe për skuadrën e Allegrit ky është objektivi kryesor i këtij sezoni.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here