Super shkëmbim: Jamal Musiala transferohet në Serie A

Jamal Musiala në Serie A falë një super shkëmbimi.

Mesfushori gjerman, Jamal Musiala ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian falë paraqitjeve mbreslënëse te Bayerni.

Edhe pse 18-vjeç Musiala luan si titullar te Bayerni dhe këtë sezon ka realizuar 6 gola dhe 5 asistime në 27 ndeshje të luajtura.

Mirëpo Musiala mund të largohet nga Allianz Arena në fund të sezonit, pasiqë Bavarezët janë të gatshëm ta sakrifikojnë atë për Matthijs de Ligt.

Bayerni synon transferimin e De Ligt në merkaton e verës dhe Bavarezët janë të gatshëm tia ofrojnë Juventusit kartonin e Musialas dhe 20 milionë euro për De Ligt, shkruan Calcio Mercato.

Te Juventus janë të hapur për këtë operacion, pasiqë Musiala do të ishte një super përforcim për vijën e mesfushës.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here