Giovinco rikthehet në Serie A, ‘Milingoni atomik’ ka gati kontratën!

Sebastian Giovinco është gati për të nënshkruar me skuadrën e tij të re dhe rikthimi në Serie A duket më afër se kurrë.

Dje ishte një ditë paksa e hidhur për fansat e Sampdorias ku edhe pas fitores historike ndaj Sassuolos njëri prej futbollistëve pësoi dëmtim.

Bëhet fjalë për Manolo Gabbiadini i cili duket se ka pësuar një dëmtim serioz dhe mundësitë më të mëdha janë që vendin e tij këtë sezon ta zërë pikërisht Giovinco.

Ish juventini aktualisht është pa skuadër qysh prej largimit nga skuadra e Al-Hilal dhe po stërvitet me Toronton, në pritje të ofertës nga skuadra e Sampdorias.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here