Milan në derbin e qytetit kundër Interit ju dorëzua dyshes franceze, Maignan dhe Giroud.
Rossonerët duken të vendosur për të rritur numrin e francezëve në skuadër dhe tashmë kanë kthyer sytë në tregun transalpin.
Lista është edhe më e gjatë por 3 emrat që kanë marrë vëmendjen e kuqezinjëve janë futbollistë që kërkohen edhe nga tjera skuadra të mëdha europiane.
Bëhet fjalë për tre futbollistë të skuadrës së Lille.
Emri i parë në këtë listë është ylli portugez, Renato Sanches i cili ishte pranë një kalimi në San Siro gjatë verës së kaluar por gjithçka dështoi në fund.
Emri i dytë është mbrojtësi tejet i kërkuar javëve të fundit, Sven Botman.
Ndërkohë që për fund pritet një tjetër përforcim për sulmin me Jonathan David që premton shumë për të ardhmen.