Bombë: Moise Kean transferohet te rivalët e Juventusit

Lajm bombastik nga Italia, Moise Kean largohet nga Juventusi, por jo nga Serie A!

Atmosfera pozitive është rikthyer te Juventusi pas fitores ndaj Veronës falë golave të përforcimeve të reja.

Përforcimet e merkatos së janarit, Dusan Vlahovic dhe Denis Zakaria ishin protagonist në ndeshjen e tyre debutuese me fanellën e Zonjës së Vjetër.

Në verë priten ndryshime edhe më të mëdha te Juventusi dhe njëri nga lojtarët që pritet të largohet është Moise Kean.

Kean nuk po arrin të bind drejtuesit e Juventusit me paraqitjet e tij, pasiqë në 26 ndeshje ka realizuar vetëm 4 gola.

Biankonerët nuk do ta shfrytëzojnë opsionin e blerjes për Kean dhe 21-vjeçari do të rikthehet te Evertoni.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se nga kjo situatë kërkon të përiftojë Milani.

Rosonerët janë në kërkim të një qendërsulmuesi dhe e kanë piketuar Kean si përforcimin ideal.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here