Robin Gosens tregon të vërtetën për ofertën e Newcastle!

Anësori gjerman Robin Gosens iu bashkua Interit gjatë afatit kalimtar të janarit nga skuadra e Atalantas edhe pse kishte një ofertë joshëse nga Newcastle United, raporton Kicker.

Gosens ka ardhur në formë huazimi për 18 muaj dhe Inter ka të drejtë blerjeje për shërbimet e tij për një shifër prej 25 milionë eurosh.

Por gjermani deklaroi që ka refuzuar një ofertë multi-milionëshe nga Newcastle United, një kontratë e cila do ti siguronte jetën edhe brezave të ardhshëm të familjes së tij.

Por pavarësisht kësaj oferte ai deklaroi që kurrë nuk kishte menduar as që të firmoste me këtë skuadër duke i qëndruar besnik idesë për tu transferuar tek Inter.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here