Sezoni i fundit tek Lazio: Luiz Felipe kalon tek skuadra e madhe italiane!

Qendërmbrojtësi i Lazios po kërkon të bëj një hap më tutje në karierën e tij dhe ka vendosur që në fund të këtij sezoni të largohet nga Olimpico.

Calciomercato bën të ditur që për shërbimet e yllit të skuadrës kryeqytetase interesim të madh është duke shfaqur Interi, skuadër e cila ka probleme në repartin e mbrojtjes.

Simeone Inzaghi ka kërkuar transferimin e 24 vjeçarit pasi kërkon që ta ketë përsëri nën urdhërat e tij.

Kontrata aktuale e tij skadon në këtë qershor, që nënkupton se Inter mund ta transferojë atë me parametra 0 gjatë merkatos verore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here