Humbja në derbin e qytetit kundër Milanit do ti kushtojë shtrenjtë skuadrës së Interit.
Një ndeshje që ishte shumë e tensionuar, tension ky që tashmë po reflektohet me dënime për futbollistët e Interit por jo vetëm.
Edhe tekniku kryesor i skuadrës, Simone Inzaghi është dënuar me një ndeshje suspendim, atë kundër Napolit.
Ndërkohë që prej futbollistëve me dy ndeshje ndalesë ka përfunduar mbrojtësi i Neroazzurëve, Alessandro Bastoni.