Allegri në telashe: Njëri prej futbollistëve më të mirë do të mungojë kundër Villareal!

Pasi Leonardo Bonucci u dëmtua dhe mbeti jashtë fushave të blerta, ky duket se nuk do të jetë problemi i vetëm për teknikun e skuadrës Massimiliano Allegri.

Një problem akoma më i madh është krijuar në kampion e Biankonerëve.

Në ndeshjen e Champions League kundër skuadrës së Villareal mësohet se nuk do të jetë prezent as Giorgio Chiellini.

Siç raportojnë mediat në Itali, mësohet se mbrojtësi kryesor i Juventusit ka pësuar një dëmtim i cili do ta mbajë jashtë fushave për plot 20 ditë.

Ai u largua nga fusha 15 minuta para përfundimit të ndeshjes kundër Veronas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here