Milan është duke tentuar që të formojë një skuadër të re dhe po mundohet që të zëvëndësojë të gjithë emrat e vjetër nga skuadra.
Reparti i sulmit padyshim që po shqetëson më shumë Paolo Maldinin i cili tashmë ka gati një emër të ri i cili pritet të zërë vendin e Zlatan Ibrahimovic.
Sipas asaj që raporton CalcioMercato, Rosssonerët janë duke e ndjekur me kujdes sulmuesin e skuadrës belge Club Brugge, Noa Lang.
22 vjeçari ka debutuar vitin e kaluar edhe me kombëtaren holandeze, falë formës fantastike që po kalonte me gjigantin belg.
Ky emër po i pëlqen shumë Stefano Piolit pasi ky futbollist mund të luajë si anësor, mesfushor sulmues dhe nëse është nevoja edhe në qendër të sulmit.