Senzacionale: Milinkovic-Savic largohet nga Lazio për 80 milionë euro!

Mesfushori i skuadrës së Lazios është duke zhvilluar një sezon fantastik deri më tani.

Ka shënuar 8 gola deri në këtë pikë të sezonit ndërkohë që kaq kishte në të gjithë sezonin e kaluar.

Gazzetta dello Sport ka bërë të ditur që Juventus është duke e shqyrtuar seriozisht mundësinë për transferimin e tij pas nënshkrimit me Dusan Vlahovic.

Çmimi i tij kap shifrën e 80 milionë eurove, shifër kjo që mund të mblidhet nëse Zonja e Vjetër do arrijë shitjen e Matthijs de Ligt.

Paris Saint Germain dhe Manchester United kanë shfaqur gjithashtu interesim për 26 vjeçarin, i cili është i lindur në Spanjë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here