Gleison Bremer është emri më i spikatur tek skuadra e Torinos dhe largimi i tij sipas të gjitha mundësive do të ndodhë gjatë këtij afati kalimtar veror.
Braziliani përmendej shumë kohëve të fundit si një futbollist i ardhshëm i skuadrës së Interit mirëpo situata ka marrë një kahje ndryshe gjatë ditëve të fundit.
Është pikërisht skuadra e Juventusit e cila ka vendosur për një ndryshim rrënjësor të skuadrës ku tashmë pas Vlahovic dhe Zakarias rendin e ka Bremer për repartin e mbrojtjes.
Fansat Biankonerë kanë zgjedhur emrin e tij për të zëvëndësuar Leonardo Bonuccin në qendër të mbrojtjes, pasi ky i fundit me shumë mundësi është duke kaluar sezonin e fundit në Allianz Stadium.