Agjenti ka zbarkuar në Milano: Milan siguron goditjen e madhe për merkaton e verës

Nuk ka më dyshime, Milan siguron goditjen e parë për merkaton e verës.

Pas fitores së madhe ndaj Interit, Milan mbrëmë mposhti edhe Lazion për të kualifikuar në gjysëmfinalen e Kupës së Italisë.

Rosonerët dhuruan spektakël duke mposhtur Lazialët 4-0, ndërsa Giroud ishte përsëri protagonist me dy gola të shënuar.

Edhe përkundër rezultateve të mira në fushë, te Milan po punojnë për përforcimet e merkatos së verës dhe Rosonerët duket se tanimë kanë siguruar goditjen e parë.

Mediat italiane kanë zbuluar se agjenti i Sven Botman mbrëmë ishte i pranishëm në San Siro për ta ndjekur ndeshjen mes Milanit dhe Lazios.

Ky i fundit e ka postuar një foto në Instagram, ndërsa mediat italiane shkruajnë se sot do të zhvillohet takimi mes Maldinit dhe agjentit të Botman.

Marrëveshja pritet të finalizohet gjatë ditës së sotme dhe Botman në verë do ta vesh fanellën e Milanit.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here