Hakmarrja për Calhanoglu: Milan transferon yllin e Interit!

Inter është duke luftuar në disa fronte, jo vetëm në fushë por edhe në merkato.

Neroazzurët problemin më të madh e ka me futbollistët që kanë kontratat e tyre pranë skadimit.

Transferimi me parametra 0 i Hakan Calhanoglus nga Milan tek Interi kishte bërë bujë të madhe dhe tani Rossonerët duket se po bëjnë gati një hakmarrje ndaj rivalëve të qytetit.

Calciomercato bën të ditur se bëhet fjalë për Ivan Perisic i cili shikohet si futbollisti ideal për formacionin 4-2-3-1 të Stefano Piolit.

Milan po bëhet gati që atij ti ofrojë një kontratë dy vjeçare me një pagë prej 4.5 milionë eurosh në sezon dhe ta lërë të luajë pas sulmuesit kryesor, që është edhe pozicioni natyral i kroatit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here