Roma i beson Mourinhos: Gati 100 milionë euro për merkato!

Jose Mourinho i ka treguar Romës rrugën për ta bërë atë të lumtur dhe kjo është me një merkato të pasur gjatë verës.

Emri i Special One është sinonim i triumfit por një gjë e tillë tek Giallorossët duhet që të shoqërohet me disa blerje të rëndësishme këtë verë.

Tashmë tek Giallorossët është duke u bërë gati plani për një investim 100 milionësh gjatë merkatos verore, që do të ndërrojë plotësisht fytyrën e skuadrës kryeqytetase.

La Gazzetta dello Sport bën të ditur edhe objektivat e Mourinhos dhe ata nuk janë emra të panjohur për mediat italiane.

Bëhet fjalë për Marcos Senesi, Granit Xhakan dhe emri i tretë është ai i serbit Filip Kostic, emra këta që priten të krijojnë një skuadër më kompetitive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here