Bisedimet po shkojnë siç duhet, Diego Costa në Serie A!

Diego Costa është një futbollist i lirë dhe është duke diskutuar ofertat e shumta që kanë ardhur në drejtim të tij kohëve të fundit.

Sulmuesi braziliano-spanjoll i ka dhënë fund aventurës me brazilianët e Atletico Mineiros me të cilët u shpallë kampion i shtetit.

33 vjeçari tani si synim ka që të rikthehet në njërën prej ligave më të forta europiane.

Skuadra favorite për shërbimet e tij tashmë duket se është Atalanta, e cila pas dëmtimit të Duvan Zapatas i cili do mungojë disa muaj është në kërkim të një emri të ri.

Bisedimet mes përfaqësuesve të skuadrës italiane dhe brazilianit po vazhdojnë dhe gjatë javës së ardhshme pritet që gjithçka të konkretizohet me një marrëveshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here