Duke ia besuar ekipin Jose Mourinho-s, Friedkin kanë treguar se janë shumë ambiciozë dhe se duan ta ndihmojnë Roma-n të arrijë majat e futbollit italian dhe europian.
Sezoni i verdhekuqve, gjithsesi, vazhdon të ketë shumë ulje-ngritje: kundër Inter-it ka ardhur eliminimi nga Kupa e Italisë. Në verë, duket se klubi do të jetë i gatshëm të plotësojë kërkesat e Special One dhe të investojë 100 milionë euro në merkato.
Jose Mourinho ka kërkuar nga një përforcim për reaprt. Sipas La Gazzetta dello Sport, Roma ka përgatitur 100 milionë euro për tre objektiva: Marcos Sensi në mbrojtje, Granit Xhaka në mesfushë dhe Filip Kostic si sxhol sulmues. Tre goditje për ta ngjitur Roma-n në majat e futbollit italian.
Qendërmbrojtësi argjentinas po shkëlqen me fanellën e Feyenoord, por kontrata e tij skadon më 30 qershor të vitit 2023 dhe kjo do t’i lejonte verdhekuqtë ta merrnin pa shpenzuar shumë.
E njëjta gjë vlen për Kostic, edhe ai me një kontratë në skadencë në vitin 2023, dhe klubi i Serisë A mund ta ketë të lehtë të arrijë një marrëveshje me Eintracht Frankfurt.
Xhaka, i preferuari i Mourinho-s, ka rinovuar në verë me Arsenal-in dhe do të duhet një ofertë e rëndësishme për ta marrë nga Topçinjtë. Për të marrë këto tre lojtarë, mes kartonëve dhe rrogës, Roma duket se ka bërë gati rreth 100 milionë euro. Friedkin besojnë akoma te Mourinho, por do të donin të shikonin një progres nga tani e di në fund të sezonit.