Shkëmbim spektakolar: Correa te Napoli, ndërsa ylli i Napoletanëve te Interi

Inter dhe Napoli kanë gati shkëmbimin spektakolar për merkaton e verës!

Ndeshja mes Interit dhe Napolit mbrëmë u mbyll pa fitues me rezultat 1-1.

Edhe përkundër rivalitetit në fushë, Inter dhe Napoli po konsiderojnë mundësinë e bashkëpunimit në merkaton e verës.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Inter dhe Napoli mund të shkëmbejnë yjet e tyre në merkaton e verës.

Bëhet fjalë për një shkëmbim mes Joaquin Correas dhe Fabian Ruiz. Mesfushori spanjoll pëlqehet shumë nga Inzaghi dhe Neroaxurët janë të gatshëm ta sakrifikojnë Correan.

Ruizit i skadon kontrata me Napolin në vitin 2023 dhe për Napoletanët kjo është një mundësi për të përfituar nga largimi i Ruiz.

Bisedimet pritet të fillojnë së shpejti dhe në verë sipas të gjitha gjasave Inter dhe Napoli do të arrijnë marrëveshjen për shkëmbimin spektakolar.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here