Kepa Arrizabalaga gjatë verës së 2018 u bë transferimi më i shtrenjtë i të gjithë kohërave kur nga Atletico Bilbao u transferua tek Chelsea për një shifër prej 80 milionë eurosh.
Mirëpo tashmë basku nuk është numri 1 në portën e londinezëve pasi emrin e tij e ka zënë Edouard Mendy i cili momentalisht është i pazëvëndësueshëm.
Guardian bën të ditur që Chelsea këtë verë po kërkon që të zgjidhë çështjen e portës, me një largim të mundshëm të portierit bask.
Nga Serie A interesim të madh për të ka shfaqur skuadra e Lazios, e cila tashmë po fërkon duart pas lajmit të fundit që Blutë e Londrës janë të gatshëm për të negociuar largimin e tij.