As nuk shpresonin për të: Lazio ‘i vjedhë’ Milanit njërin prej futbollistëve kryesorë!

Siç bëjnë të ditur mediat italiane, Lazio ka gati përforcimin e rradhës nga skuadra e Milanit.

Siç mësohet, tekniku i skuadrës së Lazios, Maurizio Sarri po kërkon që në Olimpico të sjellë hiç më pak se kapitenin e Rossonerëve, Alessio Romagnolin i cili ka një kontratë që skadon në fund të sezonit.

Në këtë mënyrë Lazio do të siguronte falas një transferim shumë të rëndësishëm dhe do ta bëj atë futbollistin më të paguar në skuadër me një pagë prej 3.5 milionë eurosh në sezon.

Çka është më interesante është fakti që Romagnoli është një futbollist që është rritur tek Roma, rivali i urryer i Lazios.

Këtë sezon Romagnoli ka zhvilluar 21 ndeshje për Milanin ku ka shënuar një gol dhe ka asistuar 1 herë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here