Mourinho e ka seriozisht: Marrëveshja me Interin është gati!

Roma qysh prej tani ka nisur punën për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm dhe Jose Mourinho i ka të qartë objektivat e tij.

Brenda skuadrës së Jose Mourinhos po frymë një erë ndryshimi pasi portugezi nuk është i kënaqur me paraqitjen e skuadrës gjatë këtij sezoni.

Qëllimi i Giallorossëve është që të rikthehen në garë për titullin në Serie A por edhe në Champions League dhe një gjë e tillë vështirë se mund të ndodhë pa blerje të reja.

Rui Patricio e ka të sigurt vendin e titullarit në portë por skuadra po kërkon një zëvëndësues të denjë për të pasi Fuzato nuk po bind shumë.

Bëhet fjalë për portierin rumun Ionut Radu, portier i lindur në 1997 kartoni i të cilit zotërohet nga Interi.

Neroazzurët nëse marrin një ofertë të leverdishme mund të lejojnë largimin e tij pasi tashmë kanë siguruar shërbimet e Andre Onanas nga Ajax.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here