Një futbollist i Juventusit akoma nuk ka rinovuar me Biankonerët dhe me afrimin e merkatos verore po rriten mundësitë për transferimin e tij tek Milan.
Përveç problemit me Paulo Dybalan tashmë në horizont për Juventusin është duke u shfaqur një tjetër çështje shqetësuese.
Bëhet fjalë për Federico Bernardeschin, i cili ka një kontratë me Juventusin që skadon në fund të këtij sezoni dhe paga prej 4 milionë eurosh në sezon është e pajustifikueshme për një futbollist që nuk është një titullar i padiskutueshëm.
Anësori 27 vjeçar tashmë është në pritje dhe në këtë periudhë mund të ‘flirtojë’ me skuadrën e Milanit e cila është një kandidat serioz pasi rinovimi vështirë se mund të vijë.
E vetmja shpresë për Biankonerët duket të jetë marrëdhënia e shkëlqyer në mes të futbollistit dhe teknikut Massimiliano Allegri, i cili mund ta bind futbollistin që të qëndrojë.