Barcelona me propozim: Yllin e saj dhe para për shërbimet e Matthijs de Ligt!

Matthijs de Ligt mbetet akoma objektivi kryesor i Barcelonës sa i përket repartit të mbrojtjes.

Katalanasit po planifikojnë transferimin e tij gjatë kësaj vere dhe tashmë kanë gati planin konkret pasi edhe vetë dëshira e futbollistit është që të largohet.

Ndërkohë që Juventusi për shërbimet e tij ka kërkuar 70 milionë euro.

Presidenti i Barcelonës, Mino Raiola gëzon raporte të shkëlqyera me agjentin Mino Raiola dhe kjo mund të ndikojë shumë në vendimin e futbollistit.

Kampioni i shumëfishtë spanjoll tashmë po bën gati ofertën prej 40 milionë eurosh dhe shërbimet e Memphis Depay ose të Sergino Dest.

Në Itali një ofertë e tillë është vlerësuar pozitivisht pasi të dy këta futbollistë pëlqehen nga tekniku Massimiliano Allegri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here