Po shkëlqen këtë sezon: Ruslan Malinovskyi transferohet te gjiganti italian

Ruslan Malinovsky pranë transferimit më të madh në karrierën e tij!

Mesfushori i Atalantës, Ruslan Malinovsky po shkëlqen këtë sezon duke realizuar 7 gola dhe dy asistime në 26 ndeshje të luajtura.

Ukrainasi shënoi një gol spektakolar ndaj Juventusit dhe me paraqitjet e tij ka tërhequr vëmendjen e gjigantëve europian.

Calcio Mercato, ka lëshuar një lajm bombastik duke shkruar se Malinovsky ka përfunduar në shënjestrën e Interit.

Neroaxurët e kanë piketuar 29-vjeçarin si përforcimin e tyre të parë për merkaton e verës.

Inter ka marrëdhënie të shkëlqyeshme me Atalantën dhe për Malinovskyn Neroaxurët do të ofrojnë 25 milionë euro.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here